KreuAktualitetKronikëThasët me para në zyrën e drejtoreshës/ Kamerat dokumentojnë lëvizjet e fondeve...

Thasët me para në zyrën e drejtoreshës/ Kamerat dokumentojnë lëvizjet e fondeve të pensioneve

Kamerat e sigurisë në Filialin e Postës Shqiptare në Durrës janë pjesë e provave të administruara nga Prokuroria në dosjen hetimore ndaj ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj, e cila dyshohet për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensione, ndihmë ekonomike dhe pagesa të tjera sociale.

Sipas materialeve hetimore, pamjet e datës 14 janar 2026 dokumentojnë komunikime dhe lëvizje të disa punonjësve brenda ambienteve të filialit. Prokuroria dyshon se në disa raste ish-shefja e financës merrte thasë me para nga arka dhe i dërgonte në zyrën e drejtoreshës, veprime që, sipas hetuesve, nuk përputheshin me procedurat e parashikuara.

Në dosje përshkruhet gjithashtu një moment kur Elisabeta Mataj shihet duke dalë nga zyra me një qese të bardhë transparente. Sipas hetimeve, përmbajtja e saj nuk mund të përcaktohet nga pamjet filmike.

Për këtë çështje, Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit. Ndërkohë, dy punonjëset e tjera të përfshira në hetim, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana, janë nën masën “arrest në shtëpi”.

Sipas burimeve nga hetimi, dyshimet për përvetësimin e fondeve lidhen me një periudhë që nis në nëntor të vitit 2025, pak kohë pasi Mataj kishte marrë drejtimin e filialit të Postës në Durrës. Hetuesit dyshojnë se veprimet kanë vijuar për disa muaj dhe se situata është përkeqësuar në fazën e fundit, duke sjellë probleme me shpërndarjen e pagesave sociale.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se, pas përshkallëzimit të situatës dhe mungesës së fondeve, Valbona Duni ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Prokuroria vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar dhe përgjegjësitë individuale të personave nën hetim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat