KreuAktualitetPolitikaSpiropali lëshon sinjale për Ballukun/ "Është koha për vetëpastrim dhe reformim të...

Spiropali lëshon sinjale për Ballukun/ “Është koha për vetëpastrim dhe reformim të pushtetit”

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një fjalim me tone të forta politike gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku përveç përplasjes me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, artikuloi edhe nevojën për reformim dhe vetëpastrim të pushtetit. Deklaratat e saj janë interpretuar si mesazhe të qarta të drejtuara edhe brenda mazhorancës, përfshirë ndaj  ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Spiropali tha se prej kohësh ka folur për nevojën e korrigjimit dhe vetërregullimit të pushtetit, si dhe për reforma që lidhen me administratën publike, përfaqësimin politik dhe sistemin zgjedhor.

“Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, nevojën për korrigjim, për vetëpastrim, për vetërregullim, për administratën, për nevojën për të kuptuar që ky është moment historik”, u shpreh ajo nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Spiropalit, qytetarët ndihen të papërfaqësuar dhe kërkojnë më shumë hapësirë për t’u dëgjuar në vendimmarrjen politike. Ajo theksoi se institucionet shtetërore nuk duhet të instrumentalizohen për interesa politike apo personale.

Në një tjetër deklaratë të fortë, kryeparlamentarja paralajmëroi se askush që përdor pushtetin për të goditur politikisht apo njerëzisht kundërshtarët nuk do të mund të mbijetojë politikisht.

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Asnjë njeri që përdor pushtetin se mendon se mund të dëmtojë politikisht, njerëzisht apo familjarisht dikë, nuk do t’ia dalë, sepse do të hiqet si apendicit”, deklaroi Spiropali.

Megjithëse fjalimi i saj iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishës, në qarqet politike deklaratat janë lexuar edhe si sinjale të forta për zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe raportet me Belinda Ballukun, e cila konsiderohet një prej figurave më të fuqishme të mazhorancës.

Nga ana tjetër, Berisha zgjodhi t’i përgjigjej me ironi kryeparlamentares. “Eliza, pëllumbesha në botën e çudirave nuk meriton asnjë përgjigje, kjo është replika që kam”, tha ai nga foltorja e Kuvendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat