KreuAktualitetKronikëPërplasjet te Kuvendi/ 23 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie

Përplasjet te Kuvendi/ 23 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë para Kuvendit kanë sjellë disa të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, gjashtë efektivë policie janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës pasi kanë pësuar lëndime nga hedhja e sendeve të forta gjatë protestës. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Përplasjet nisën ende pa filluar seanca plenare, pasi policia vendosi një kordon sigurie përpara godinës së Kuvendit. Protestuesit tentuan të afrohen pranë hyrjes së Parlamentit, çka solli konfrontime me efektivët e policisë.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor gjithsej 17 protestues.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues. Tre prej tyre kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve. Katër protestues vijojnë të trajtohen në Urgjencën e QSUT-së, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim në shërbimin e Toksikologjisë.

Po ashtu, në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen gjashtë efektivë policie dhe një protestues. Sipas autoriteteve shëndetësore, të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Situata para Kuvendit mbeti e tensionuar për disa orë, ndërsa forcat e rendit vijuan masat e sigurisë për garantimin e mbarëvajtjes së seancës plenare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat