KreuAktualitetPolitikaProtesta/ Flakë, dëme dhe shoqërime në Durrës

Protesta/ Flakë, dëme dhe shoqërime në Durrës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta e studentëve në Durrës është shoqëruar me akte vandalizmi dhe përplasje, ku të rinjtë kanë thyer xhamat e Postës Shqiptare dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore.

Pamjet nga protesta tregojnë momentin kur disa prej protestuesve hedhin sende të forta në drejtim të godinës së postës, duke thyer xhamat e saj. Gjatë tensioneve janë raportuar edhe shoqërime të personave nga policia.

Pak më herët, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore vertikale.

Tensionet vijnë pas protestës së së premtes, kur studentët u mblodhën para Drejtorisë së Policisë në Durrës, duke kërkuar lirimin e shokëve të tyre, të shoqëruar në komisariate pas incidenteve të ndodhura gjatë tubimit.

Gjatë protestës, të rinjtë iu drejtuan edhe punonjësve të policisë, duke u kërkuar të heqin uniformat dhe t’u bashkohen protestuesve. Ata argumentuan se qeveria, të cilën e akuzojnë për korrupsion, po i vendos efektivët përballë fëmijëve të tyre.

Situata në Durrës është përshkallëzuar nga kërkesat për lirimin e të shoqëruarve drejt akteve të dëmtimit të pronës publike. Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të mëtejshme për numrin e personave të shoqëruar apo për masën e dëmeve në godinën e Postës Shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat