KreuAktualitetKronikëPërplasje të forta para Ministrisë së Arsimit/ Policia qëllon me gaz e...

Përplasje të forta para Ministrisë së Arsimit/ Policia qëllon me gaz e plumba gome

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protestat kundër qeverisë vijojnë për të pestën ditë radhazi, por situata pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje mes protestuesve dhe policisë. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa qytetarët janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit.

Për protestën e sotme ishte paralajmëruar grumbullimi i qytetarëve pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa pritet që mobilizimit t’i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.

Në zonën e protestës janë vendosur forca të shumta policie dhe autobote, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës. Megjithatë, tensionet janë rritur, duke sjellë përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje dhe dëmtime të institucioneve publike e bizneseve në kryeqytet. Edhe godina e Ministrisë së Arsimit vijon të mbajë shenjat e dëmtimeve të shkaktuara gjatë incidenteve të mëparshme.

Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan dhe u shtrinë edhe në qytete të tjera të vendit.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në sistemin arsimor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat