KreuAktualitetKronikëPamje të pazakonta para Kryeministrisë/ RENEA krijon perimetër sigurie

Pamje të pazakonta para Kryeministrisë/ RENEA krijon perimetër sigurie

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Forcat speciale RENEA kanë mbërritur para Kryeministrisë, ku kanë krijuar një perimetër sigurie rreth institucionit, ndërsa situata në protestë vijon të jetë e tensionuar.

Paralelisht me dislokimin e forcave speciale, efektivët e Policisë kanë avancuar në drejtim të protestuesve, me qëllim zmbrapsjen e tyre nga zona përpara godinës së Kryeministrisë.

Prania e RENEA-s në terren është e pazakontë për menaxhimin e zakonshëm të protestave, pasi kjo strukturë e specializuar angazhohet kryesisht në operacione me rrezikshmëri të lartë, si kapja e personave të armatosur ose të dyshuar për krime të rënda, ndërhyrjet në situata me pengje dhe aksionet kundër grupeve të rrezikshme kriminale.

Megjithatë, vetëm prania e forcave RENEA nuk do të thotë se po zhvillohet domosdoshmërisht një operacion i kësaj natyre. Deri tani, nuk ka një sqarim zyrtar për arsyen konkrete të angazhimit të tyre në perimetrin e Kryeministrisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat