KreuAktualitetKronikëEmail kërcënues në disa institucione shqiptare/ Gjurmët të çojnë drejt një adrese...

Email kërcënues në disa institucione shqiptare/ Gjurmët të çojnë drejt një adrese në Arabinë Saudite

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një mesazh elektronik me kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste është dërguar sot në disa adresa të institucioneve në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila ka nisur verifikimet për të përcaktuar origjinën e mesazhit dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Sipas njoftimit zyrtar, nga verifikimet paraprake rezulton se email-i është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Policia thekson se mënyra e dërgimit të mesazhit ngjan me raste të mëparshme, kur kërcënime të ngjashme janë përcjellë përmes adresave elektronike të komprometuara, të cilat u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar nëse adresa nga e cila është dërguar mesazhi është përdorur nga pronari i saj apo është komprometuar nga persona të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë veprimet hetimore për të verifikuar autenticitetin e mesazhit, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të zbardhur përgjegjësitë.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje mbi institucionet që kanë marrë kërcënimin apo nëse janë konstatuar elemente që konfirmojnë një rrezik konkret.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat