KreuAktualitetEkonomia2.15 milionë euro dëme nga protestat/ Tatimet numërojnë 127 biznese të prekura

2.15 milionë euro dëme nga protestat/ Tatimet numërojnë 127 biznese të prekura

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Administrata Tatimore ka evidentuar deri tani 127 biznese të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Vlera totale e dëmeve të raportuara arrin në 2.15 milionë euro, ndërsa verifikimi i rasteve vijon.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 55 biznese janë identifikuar nga kontrollet e kryera në terren nga punonjësit e administratës, ndërsa 72 subjekte të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”.

Administrata Tatimore po vijon verifikimin e dëmeve materiale në ambientet tregtare dhe njësitë e biznesit të prekura nga protestat, duke kontrolluar në terren dhe duke shqyrtuar të dhënat e deklaruara nga vetë subjektet.

Procesi i evidentimit nuk ka përfunduar ende, ndërsa pritet të mblidhen të dhëna të tjera për të përcaktuar më saktë përmasat e dëmeve.

Përmes një njoftimi, Tatimet u kanë bërë thirrje bizneseve të prekura që të raportojnë dëmtimet përmes shërbimit “Dëmi im”, i cili është i aksesueshëm në portalin e-Albania.

Dëmet janë shkaktuar gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet, ku janë prekur ambiente dhe njësi të ndryshme tregtare. Shifra prej 2.15 milionë eurosh përfaqëson vlerën e raportuar deri tani dhe mund të ndryshojë pas përfundimit të verifikimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat