KreuAktualitetPolitikaRama hedh akuza të rënda/ "Krimi i organizuar financon protestën në Tiranë"

Rama hedh akuza të rënda/ “Krimi i organizuar financon protestën në Tiranë”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama pretendon se protesta që po zhvillohet prej 10 ditësh në Tiranë është financuar nga krimi i organizuar dhe nga para që vijnë nga jashtë vendit, duke përfshirë sipas tij edhe ndërhyrjen e forcave të huaja.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se policia disponon të dhëna për përgatitjen e protestës prej disa muajsh, duke përmendur futjen e maskave dhe të lëndëve shpërthyese përmes doganave, si dhe organizimin e grupeve në rrjetet sociale.

Sipas kryeministrit, një pjesë e pjesëmarrësve në protestë janë të përfshirë në akte dhune, të cilat ai pretendon se janë financuar nga burime kriminale dhe para të ardhura nga jashtë Shqipërisë.

“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, të dhënat për futjen e maskave dhe lëndëve eksplozive përmes doganave janë në duart e policisë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu organizimin e grupeve që, sipas tij, lidhen me lëvizjen Antifa, duke pretenduar se policia ka identifikuar pjesëmarrës në dhunën e shënuar gjatë protestave.

Në deklaratën e tij, Rama akuzoi edhe Partinë Demokratike, duke thënë se ajo mori përgjegjësinë për nisjen e dhunës pranë Ministrisë së Arsimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat