KreuAktualitetPolitikaRama paralajmëron protestuesit/ “Sa zgjat terrori urban, aq do të zgjasë reagimi...

Rama paralajmëron protestuesit/ “Sa zgjat terrori urban, aq do të zgjasë reagimi i shtetit”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja për meritokracinë, strehimin dhe barazinë sociale, ndërsa foli edhe për propozime konkrete në fushën e sigurisë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Duke iu referuar protestave që vijojnë prej katër muajsh, Rama hodhi poshtë akuzat se qeveria ka qenë indiferente ndaj kërkesave të protestuesve. Sipas tij, ai i ka dëgjuar prej kohësh shqetësimet e tyre, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë dashur dialog, por janë tërhequr nga frika se mund të etiketoheshin si tradhtarë nga grupet e tyre.

Kryeministri u ndal edhe te episodet e dhunës gjatë protestave, duke paralajmëruar një reagim të zgjatur dhe këmbëngulës nga ana e shtetit.

“Të gjithë ata që himnizojnë dhunën, që i bëjnë jehonë dhunës, që ushtrojnë dhunën, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv, i përqendruar dhe i zgjatur terrori urban mbi qytetarët, bizneset dhe familjet e zakonshme, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit”, deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se shteti nuk do të tërhiqet përballë dhunës, duke iu drejtuar edhe personave që, sipas tij, mendojnë se mund të shmangin përgjegjësinë duke fshehur identitetin pas maskave apo duke u mbështetur te simpatia që mund të kenë studentët.

“Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën gabimin më të madh”, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë, Rama njoftoi se qeveria pritet të prezantojë së shpejti masa që synojnë t’u përgjigjen kërkesave për më shumë mundësi, strehim dhe barazi sociale. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e këtyre masave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat