KreuOpinion dhe AnalizëMos e quani gazetari helmin e paketuar si humor

Mos e quani gazetari helmin e paketuar si humor

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Rudina Xhunga

Kur kuptova se regjia ime ishte djegur, nuk qava. Nuk qava as kur pashë pajisjet e shkatërruara dhe kuptova se nuk kisha para ta rindërtoja.
Pastai pashë një fotografi të prodhuar nga ju ku unë, Dritan Hila dhe Edi Rama qanim së bashku për televizionin tim të djegur.
Ju nuk po talleni me Edi Ramën. Po talleni me dy gazetarë që kanë humbur vendin e punës. Me një redaksi që nuk di kur do të rikthehet në normalitet. Me një biznes që duhet të paguajë rroga, qira dhe detyrime, edhe kur kamerat janë djegur.
Ju po e ktheni fatkeqësinë tonë në spektakël politik për të mbledhur klikime.
Më quani media të financuar nga Partia Socialiste. Atëherë nxirrni dokumentet! Tregoni transfertat, kontratat, faturat. Ku , ne cilen afere qe keni hedhur ne treg del emri im? Nga e para te e fundit, ku, ku, ku?
Unë e kam intervistuar Edi Ramën dhjetera here . Kam intervistuar mijera njerëz të politikës, historisë, kulturës dhe shoqërisë per 30 vjet ne tv kryesore ne vend, derisa krijova rrugen time qe po e zgjedhin shume kolege tanime. Ju mund të kritikoni çdo pyetje dhe çdo përgjigje timen.
Por ju nuk mund ta shndërroni një gazetare në armike. A e kuptoni cfare po beni?
A e kuptoni se çfarë po bëni në një vend ku njerëzit po jetojnë mes frikës, dhunës dhe zjarreve?
Nuk po ju kërkoj solidaritet. Po ama mos e quani gazetari atë që është helm i paketuar si humor.
Unë nuk kam turp që më është djegur regjia. Nuk kam turp që nuk kam para ta rindërtoj. Nuk kam turp as që jam e lodhur.
Turp është të shohësh një njeri në fatkeqësi dhe të mendosh si ta përdorësh për disa mijëra pëlqime. Dhe turpi me i madh eshte te digjet vendi dhe te duash te hedhesh ne turren e druve edhe dy gazetare, qe zjarri te vazhdoje. Jeta nuk eshte qejf. Jeta eshte nder ose turp.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat