KreuDrejtësiaHita inspekton efektivët në protestë/ Porosit policinë për reagimin ndaj dhunës

Hita inspekton efektivët në protestë/ Porosit policinë për reagimin ndaj dhunës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka inspektuar efektivët e angazhuar për menaxhimin e protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ndërsa u ka kërkuar drejtuesve të policisë të zbatojnë ligjin dhe të tregojnë kujdes gjatë ndërhyrjeve.

Gjatë takimit me drejtuesit e shërbimeve policore, Hita ka theksuar nevojën për respektimin e parimit të proporcionalitetit, duke kërkuar që çdo veprim të kryhet me qetësi dhe profesionalizëm.

Sipas udhëzimeve të përcjella, policia duhet të garantojë rendin dhe sigurinë publike, pa cenuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.

Hita u ka kërkuar gjithashtu efektivëve të ndihmojnë qytetarët në nevojë dhe të reagojnë në përputhje me ligjin ndaj çdo akti të dhunshëm.

Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri për menaxhimin e protestës, ndërsa zhvillimet në terren do të përcaktojnë mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat