Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë nisur sapo turma e protestës kombëtare ka mbërritur para Kryeministrisë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe autoboteve, ndërsa gjatë përplasjes është hedhur edhe një mjet piroteknik.
Në një moment, nga megafoni është dëgjuar një urdhër për përdorimin e plumbave të gomës: “Me plumba gome, vazhdoni”.
Pak çaste më vonë, policia ka vënë në lëvizje autobotet dhe ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke bërë që turma të largohej përkohësisht nga zona para godinës së Kryeministrisë.
Situata është tensionuar në momentin kur protesta ka mbërritur në selinë e qeverisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë tubimi pas ndërhyrjes së forcave të rendit.



