back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëBëhu SMS/ Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në...

Bëhu SMS/ Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

A je biznesmen, CMO, ose profesionist i marketingut që po kërkon ta zhvillosh një strategji të suksesshme në rrjete sociale?

Trajnimi më i ri i Hallakate, “Social Media Strategist” është ai që të duhet.

Ky trajnim i avancuar dhe intensiv, që fillon të hënën (18 nëntor), është krijuar për t’ju pajisur me aftësitë e nevojshme për të ndërtuar një strategji efektive, që ndihmon në realizimin e  qëllimeve të biznesit tuaj.

Çfarë përmban trajnimi Bëhu SMS?

Trajnimi, që do të zgjasë pesë ditë, përbëhet nga sesione të përditshme dy orëshe të fokusuara në çdo aspekt të rrjeteve sociale, nga analiza e audiencës dhe planifikimi i përmbajtjes deri te menaxhimi i kampanjave dhe analiza e performancës.

Ligjëruesi, Valon Canhasi, një ekspert i njohur në fushën e rrjeteve sociale dhe drejtues i Hallakate, do të ndajë përvojën e tij për të përgatitur pjesëmarrësit me teknikat dhe njohuritë më të avancuara.

Dita 1: Analizë e gjendjes aktuale të medias sociale në Kosovë dhe trendet për 2025.

Dita 2: Përcaktimi i qëllimeve dhe objektivave të matshme për një strategji efektive.

Dita 3: Definimi i audiencës dhe krijimi i personave (persona).

Dita 4: Ndërtimi i strategjisë së përmbajtjes dhe krijimi i kalendarit të përmbajtjes.

Dita 5: Menaxhimi i fushatave dhe analiza e performancës për optimizim maksimal.

Në përfundim, pjesëmarrësit do të kenë nga një template për secilën pjesë të trajnimit, si dhe do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.

Pas përfundimit të trajnimit, do të jesh në gjendje të:

– Ndërtosh një draft strategji të medias sociale që mbështet qëllimet e biznesit

– Definosh dhe strukturosh objektivat e matshme (KPI) dhe të përshtatura për target audiencën

– Konceptosh dhe krijosh një kalendar të përmbajtjes që siguron një prani të fuqishme në rrjete sociale.

– Konceptosh fushata reklamuese dhe të kuptosh metodat për caktimin e buxhetit për kthimin më të lartë nga investimi (ROI).

– Kryesh auditim teknik dhe vendosësh mjetet e monitorimit për analizë dhe përmirësime të vazhdueshme.

– Përdorësh mjete analitike për të interpretuar dhe raportuar rezultatet, duke u bazuar në të dhëna për të përmirësuar strategjinë.

Trajnimi, që fillon këtë të hënë, do të mbahet në oraret:

– Grupi 1: 18-22 Nëntor 2024, orari 09:00 – 11:00.

– Grupi 2: 18-22 Nëntor 2024, orari 18:00 – 20:00.

Të gjitha këto njohuri do t’i merrni në trajnimin që kushton vetëm 149.99 euro, përfshirë TVSH-në.

Ndërtimi i strategjisë për biznesin tënd është një klikim larg!

Vendet janë të limituara, apliko tani!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat