back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAutostrada Elbasan-Lekaj/ Tenderët 150 mln euro mbyllen pa ankesa

Autostrada Elbasan-Lekaj/ Tenderët 150 mln euro mbyllen pa ankesa

Ola Mitre

Gjashtë tenderët për aksin e ri rrugor Elbasan – Lekaj janë mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shpalljes së fituesve dhe lidhjes së kontratave për nisjen e punimeve.

Tenderët u hapën në muajin tetor, ndërsa kompanitë e interesuara kishin afat deri në datën 8 nëntor për dorëzimin e oferatve.

Në total, fondi limit i vënë në dispozicion është 15 mld lekë apo rreth 150 mln euro, ndërsa aksi është pjesë e korridorit 8.

Sipas dokumenteve të tenderit projekti fillon në afërsi të ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku do të bëhet lidhja me bypassin e Elbasanin që do të duhet të ndërtohet e deri në Lekaj, ku bashkohet me autostradën ekzistuese të korridorit blu.

Gjatësia e rrugës është 40.7 km dhe kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karinë) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë).  

Rruga e re do të jetë autostradë, ndërsa shpejtësia e lejuar pas përfundimit të punimeve do të jetë në intervalin 90 km/orë deri në 140 km/orë.

Korridori 8 konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, ndërkohë që edhe buxheti i vitit 2025 garanton financimin e projektit.

Kjo, jo vetëm për 6 lotet që janë në tenderim, por edhe për 8 segmentet e tjerë nga Elbasani në Qafë – Thanë ku aktualisht është duke u punuar.

Në territorin shqiptar korridori 8 ka një gjatësi prej rreth 154 km./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat