back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz“Jeta a juaj sapo ndryshoi në nivel të lartë të vetëdijes”/ Njerëzit...

“Jeta a juaj sapo ndryshoi në nivel të lartë të vetëdijes”/ Njerëzit u shprehën të lumtur me hyrjen e Plutonit në Ujor

Plutoni ka hyrë zyrtarisht në shenjën e Ujorit për herë të parë në më shumë se 200 vjet, duke sjellë një valë përtëritjeje dhe transformimi.

Njerëz të shumtë, kanë reaguar lidhur me këtë, disa madje të gëzuar.

Për herë të parë që nga viti 1778, Plutoni, i cili njihet si planeti i shkatërrimit, vdekjes dhe rilindjes, do të bëjë rrugën e tij drejt shenjës së njëmbëdhjetë.

Plutoni ka hyrë në Ujor më 19 nëntor dhe nuk do të dalë deri më 8 mars të vitit 2043.

Zhvendosja e planetit ka ndezur një valë lumturie, pasi entuziastët e horoskopit janë të sigurt se pozitiviteti është shkruar në yje për 20 vitet e ardhshme.

Fenomeni do të shënojë një periudhë metamorfoze pasi astrologët po parashikojnë se ndryshimi do t’i shtyjë njerëzit nga “guaska e tyre” dhe do të sjellë një vërshim të mundësive të reja dhe dashurive.

Përdoruesit në rrjete sociale kanë ndarë komentet e tyre në rrjetet sociale për të shprehur gëzimin e tyre për lëvizjen e planetit.

Shumë vunë re se ndryshimi thuhet se do të sjellë prosperitet dhe sukses për shumicën e shenjave astrologjike.

Edhe pse shumë fanatikë të yjeve pranuan se po ndiheshin ‘të tmerruar’ për ngjarjen madhore astrologjike, të tjerë zbuluan se kishin një ‘ndjenjë shumë të mirë’ që jeta do të lundronte pa probleme nga këtu e tutje.

Madje shumë njerëz i uruan të gjithë për arritjen në këtë pikë, pasi ata zbuluan se ishte një ‘nivel i lartë i vetëdijes’.

“Jeta juaj sapo ndryshoi në një nivel të lartë të vetëdijes. Askush i gjallë nuk ka qenë në këtë energji më parë! Urime!”, ka shkruar një përdorues.

“Do të jetë një gjë e mirë njerëz! Sidomos për ne Ujorët”, komentoi dikush tjetër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat