back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama jep detaje nga sistemi i ri i monitorimit në shkolla/ "Ndiqet...

Rama jep detaje nga sistemi i ri i monitorimit në shkolla/ “Ndiqet me kamera gjithçka brenda oborrit dhe klasave”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me prindërit në shkollën “Sami Frashëri” për kufizimin apo ndalimin e platformave Tik-Tok apo dhe Snapchat, pas rastit të rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.

Rama ka dhënë dhe detaje në lidhje me mënyrën se si do të funksionojë sistemi i monitorimit në shkolla, sistem për të cilën kryeministri sqaroi se do të nënshkruhet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara brenda dhjetorit, në lidhje me financimin.

Kreu i qeverisë sqaroi se nëpërmjet kamerave do të mund të monitorohet gjithçka që ndodh në oborrin e shkollës apo klasa.“Dua tju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë në periudhën e viteve 2023 dhe 2024, që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla.

Kemi 2030 raste të raportuara të cilat janë të raportuara dhe cilësuara. Nga këto në 78 përqind të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë. Në 20 përqind të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2 përqind të rasteve, ishin të lidhura me ambulancë.

Nëse ka diçka që ky rast i prek të gjithë është qetësia në raport se çfarë ndodh me fëmijën kur prindi e lë në derën e shkollës.

Kemi një projekt që e kemi nisur prej një vit, deri në fund të dhjetorit do të firmosim edhe marrëveshjen, bëhet fjalë për sistem të ri të monitorimit të shkollave me teknologji dhe financim i konsiderueshëm që do ta marrim përmes një marrëveshjeje me Emiratet e Bashkuara.

Sistem i testuar në Emirate me rezultate të jashtëzakonshme që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor dhe jetës brenda oborrit të shkollës.
Duke bërë thjeshtë një kërkesë në shkollë. Regjistrohet gjithçka që hyn në shkollë, si telefona apo sende metalike”, u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat