back to top
26.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaA është hakeruar aplikacioni i Von Der Leyen?

A është hakeruar aplikacioni i Von Der Leyen?

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi të mërkurën se aplikacioni i ri për verifikimin e moshës është “gati” dhe se platformat digjitale nuk kanë më asnjë justifikim për të mos e përdorur.

Sipas saj, ky mjet synon të forcojë mbrojtjen e të miturve në rrjetet sociale dhe t’i ndihmojë prindërit të kontrollojnë më mirë aksesin e fëmijëve në platformat online. Njoftimi u bë në një moment që përkoi edhe me videokonferencën e organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku u diskutua vendosja e një moshe minimale për përdorimin e rrjeteve sociale.

Megjithatë, menjëherë pas prezantimit, projekti është vënë nën kritika nga ekspertë të sigurisë kibernetike.

Këshilltari i sigurisë Paul Moore publikoi në rrjetin X një video ku pretendon se aplikacioni mund të “hakerohet në më pak se dy minuta”, duke ngritur shqetësime për nivelin e sigurisë së sistemit.

Sipas disa ekspertëve të tjerë, modeli i aplikacionit ka edhe dobësi strukturore, pasi është menduar të integrohet në portofolët elektronikë kombëtarë ose të përdoret nga zhvillues privatë për aplikacione verifikimi moshe.

Nga ana e tij, Komisioni Europian ka reaguar duke sqaruar se kritikat lidhen me një version demo të mëparshëm dhe jo me versionin final të prezantuar së fundmi.

“Versioni demo u prezantua vitin e kaluar për qëllime testimi. Dobësitë e identifikuara aty janë korrigjuar në versionin përfundimtar”, tha një zëdhënës i Komisionit.

Komisioni u ka bërë thirrje shteteve anëtare që të nisin implementimin e aplikacionit sa më shpejt, në mënyrë që ai të përdoret gjerësisht në mbrojtje të të miturve në platformat digjitale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat