back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Agaçi në arrati”/ Rama: Është në spital

“Agaçi në arrati”/ Rama: Është në spital

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish pas akuzave të Sali Berishës i cili insiston se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është arratisur. Sipas Berishës, Agaçi ndodhet në kërkim nga SPAK për një aferë korruptive dhe për ta përforcuar qëndrimin e tij, ish-kryeministri tha se i kanë sjellë foto nga Italia ku shihet në kafe.

Por nga ana tjetër, kreu i qeverisë pohon të kundërtën duke sqaruar se ai është në spital jashtë vendit, ku ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

“Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment, Por këneta nuk do ta dijë as për familjarët për asgjë, Thanë u arratis i morën laptopin, shkoi BKH në Kryeministri etj etj dhe vijojnë bëhen debate, kanë ndodhur apo jo?

Luli iku po aritmetikën e la pas. Iku Luli iku aritmetika. Kemi pasur 60 ministra, 2 ministra të mandatit të parë janë të dënuar”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat