back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuHapësira për studentëtAktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi/ Kandidati potencial për të përfaqësuar të...

Aktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi/ Kandidati potencial për të përfaqësuar të rinjtë në parlamentin e ardhshëm

Prej vitesh studentët dhe të rinjtë nuk kanë asnjë zë në parlament që të përcjellë shqetësimet dhe problemet e tyre të përditshme në jetën e tyre. Studentët dhe të rinjtë janë shtresat më të diskriminuara dhe të shtypura në vend dhe asnjë nga forcat politike aktuale dhe ato që pritet të krijohen nuk kanë asnjë program konkret për studentët dhe të rinjtë por vetëm fjalë boshe dhe injorim të faktit se vetëm në 11 vitet e fundit grupmosha që janë detyruar për t’u larguar nga vendi janë më shumë të rinjtë dhe studentët për shkak të mos-ofrimit të mundësisë për të jetuar në vend dhe mungesës së shpresës gjithashtu për të jetuar në Shqipëri. Vendi i ofron të gjitha mundësitë që studentët dhe të rinjtë të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen por politika aktuale jo.

Prej vitesh që me protestat e studentëve të 2018 aktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi i është gjendur çdo shqetësimi dhe problematike që studentët kanë hasur dhe duke ndërmarrë iniciativa konkrete për zgjidhjen e problematikave dhe shqetësimeve të studentëve pa pasur përfitime materiale nga askush.

Gjatë kohës së pandemisë aktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi kundërshtoi mbylljen e auditorëve, masë e cila i mohonte studentëve ndjekjen e mësimit në auditorë, inicioi peticionin për hapjen e auditorëve që u nënshkrua masivisht nga studentët asaj kohe me mbi 12 mijë studentë në të gjithë vendin që kundërshtuan mbylljen e auditorëve dhe kërkuan rikthimin e mësimit në auditorë. Gjithashtu aktivisti Aurel Kujtimi kundërshtoi vaksinimin me detyrim të studentëve që cenonte sovranitetin biologjik të tyre po mbi të gjitha i mohonte studentëve të drejtën e studimit dhe hyrjes në auditorë për shkak se qeveria e caktoi si masë me detyrim dhe shtrëngim.

Më vonë aktivisti Aurel Kujtimi ngriti shqetësimin për mungesën e ndihmës ndaj studentëve dhe inicioi peticionin që qeveria të ofronte minimalisht 100 euro në muaj për studentët për t’ju lehtësuar kostot e jetesës dhe shpenzimeve për jetën universitare.

Gjatë viteve të fundit aktivisti Aurel Kujtimi është marrë me çështjen e vjedhjes së fondeve publike dhe korrupsionin e drejtoreshës së Rezidencës Studentore Universitare nr.1 Anila Shehu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Velia. Aurel Kujtimi është iniciatori i dy kallëzimeve penale kundër Anila Shehut dhe Erion Veliajt për vjedhjen e fondeve publike dhe korrupsionin në Qytetin Studenti ku së bashku me aktivistin Andrea Bregu kanë zbuluar miliona euro të vjedhura nga Veliaj dhe Shehu në Qytetin Studenti.

Prej vitesh studentët dhe të rinjtë nuk kanë asnjë deputet ku të përplasen për shqetësimet dhe problematikat e tyre dhe për këtë janë të pashpresë për të jetuar dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe për këtë arsye kanë gjetur rrugën e largimit të detyruar nga vendi.

Për këto arsye aktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi mund të jetë i vetmi kandidat potencial për të përfaqësuar studentët dhe të rinjtë në parlamentin e ardhshëm dhe në zgjedhjet e 2025.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat