back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaAkuza për trafik armësh/ Gjykata e Tiranës cakton masat e sigurisë për...

Akuza për trafik armësh/ Gjykata e Tiranës cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuar

Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë arrest me burg për 5 persona të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të armëve.

Kështu Gjykata vendosi që të arrestuarit Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve, të qëndrojnë në burg.

Përmes avokatëve, të dyshuarit si të përfshirë në aktivitetin e trafikut të armëve, thanë se akuza e vetme që mund të ngrihet ndaj tyre është ajo e prodhimit dhe shitjes së armeve.

Në operacionin e dy ditëve më parë, janë janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Ndërkohë me date 10 në Kosovë u arrestuan persona prej grupit kriminal.

Këtyre u janë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera.

Mësohet se armët i merrnin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosove, ndërsa pjesa tjetër merrej nga Serbia.

Transporti i tyre bëhej me autobusë dhe automjete të vogla, ndërsa secila nga armët shiteshin nga 800 deri në 1 mijë euro.

Grupi nuk trafikonte armë vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat