back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetAlesia Balliu: Sali Berisha është gjenerali i një ushtrie të vdekur politikisht,...

Alesia Balliu: Sali Berisha është gjenerali i një ushtrie të vdekur politikisht, koha e tij ka mbaruar

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka folur ashpër për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se koha e tij politike ka mbaruar dhe se PD duhet të reflektoje pas zgjedhjeve të fundit.

“Humbja e PD-së ka qenë shumë e dhimbshme dhe si çdo problem kërkon reflektim dhe formatim. Sali Berisha duhet të largohet politikisht, pasi sot është gjenerali i një ushtrie të vdekur”, u shpreh Balliu në një intervistë për ABC News .

Sipas saj, politikisht, Berisha ka një grup deputet ‘kukullash’.

“Ai erdhi me misionin për të arritur Ramën, por siç pamë nga rezultati, nuk i mundi  as si Basha”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, Berisha ishte vetë që caktoi në PD nenin “Basha”, një veprim që ka krijuar kontradikta dhe tensione brenda partisë. Balliu theksoi se humbja e fundit kërkon jo vetëm largimin e figurave të kaluara, por edhe një proces reflektimi dhe formatimi brenda strukturave të partisë për të sfiduar sfidat e politikës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat