back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAlizoti: Shqipëria në diktaturë autoritare, Rama sundon përmes frikës

Alizoti: Shqipëria në diktaturë autoritare, Rama sundon përmes frikës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar me diktatorin komunist Enver Hoxha dhe duke e cilësuar sistemin aktual si një “diktaturë autoritare” të ngritur mbi frikë, kontroll total dhe mungesë të ndarjes së pushteteve.

Në një intervistë për mediat, Alizoti u shpreh se zgjedhjet e fundit të 11 majit ishin një farsë dhe se qeveria aktuale është duke përdorur frikën si instrument për të sunduar.

“Rama nuk është më surprizë. Unë besoj që këto zgjedhje ishin vërtet një farsë. Ajo që ndodhi në Theth dhe ato që do ndodhin më vonë janë një mesazh i qartë për shqiptarët. Shqipëria sot është në fazën e një diktature autoritare”, tha Alizoti.

Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se ka uzurpuar pushtetin vendor, ndërkohë që, sipas tij, ndarja e pushteteve – një shtyllë themelore e demokracisë – nuk ekziston më.

“Në një demokraci, kryeministri nuk përfshihet në bashki. Sot Edi Rama jo vetëm që përfshihet, por i kontrollon totalisht. Ai imponon estetikën, interesat financiare dhe pushtetin personal. Kjo është thelbësisht diktaturë”, vijoi ai.

Alizoti theksoi se kryeministri shantazhon të gjithë – nga zyrtarët vendorë, deri te qytetarët dhe bizneset – duke i frikësuar për të ruajtur pushtetin.

“Ky është një shtet autoritar që funksionon përmes frikës. Rama shkon në të gjithë vendin dhe frikëson të vetët, frikëson qytetarët, frikëson ata që bëjnë biznes. Kjo është një qeverisje me metoda të ngjashme me komunizmin.”

Në një krahasim të fortë, ai e quajti Ramën një trashëgimtar të Enver Hoxhës, duke deklaruar se kryebashkiakët që u angazhuan masivisht për zgjedhjet do të përdoren dhe më pas do të eliminohen politikisht nga vetë kryeministri.

“Rama po bën siç bëri babai i tij shpirtëror dhe praktik, Enver Hoxha. Kryetarët e bashkive, që përdorën administratën për të mbledhur vota, do t’i hajë një nga një. Sepse kështu funksionojnë diktaturat – i përdorin njerëzit dhe pastaj i eliminojnë.”

Alizoti paralajmëroi se nëse nuk ka një reagim të fortë politik dhe qytetar, Shqipëria do të shkojë drejt një “rritjeje progresive masive të diktaturës”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat