Kreu i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur Nancy Vanhorn të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë e cila i kishte rikujtuar që është shpallur non grata.
Sipas Berishës, ky mesazh vjen nga një administratë që ka humbur dhe që është në largim.
Ndër të tjera Berisha pretendon se mesazhi ishte shkruar nga Yuri Kim dhe rregulluar nga VanHorn.
“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur.
Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën. Duhet të më pyesni për të ardhmen.
Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush.
Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën”, është shprehur Berisha.