back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 21 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Shpërdorim detyre”/ Apeli i GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj...

“Shpërdorim detyre”/ Apeli i GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj shërbim prove Luiza Mandin

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatë së Posaçme për shpalljen fajtore të ish-kryetares së Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi.

Raportohet se Apeli vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj.
Kujtojmë se GJKKO e dënoi me 1 vit burg kryebashkiaken, dënim që u konvertua në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Mandi akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat