back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëApple reagon ashpër ndaj aplikacionit të parë me përmbajtje për të rritur...

Apple reagon ashpër ndaj aplikacionit të parë me përmbajtje për të rritur në iPhone

Ditën e Hënë Apple kritikoi një aplikacion të ri me përmbajtje për të rritur që u bë i disponueshëm në iPhone në Bashkimin Europian duke thënë se politika dixhitale e unionit po dëmton besueshmërinë e konsumatorëve tek Apple.

Që kur hapi App Store në iPhone në 2008-ën, Apple ka kontrolluar çfarë aplikacionesh mund të shkarkohen në pajisje me CEO-n e asaj kohe Steve Jobs që thoshte se mbajtja e pornografisë larg iPhone është një përgjegjësi morale e Apple.

Në Bashkimin Europian, statusi i Apple si rojtar i dyqanit të aplikacioneve ndryshoi në 2022 me adoptimin e Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA), që kërkonte prej Apple të lejonte dyqanet alternative të aplikacioneve.

Prej tyre ishte AltStore dhe së fundi ky dyqan aplikacionesh ka filluar të shpërndajë një aplikacion quajtur Hot Tub dhe që përshkruan vetveten si “një mënyrë private, e sigurte dhe elegante për të shfletuar përmbajtje për të rritur.”

Përmes një deklarate Apple tha se është thellësisht e shqetësuar për rreziqet e sigurisë që aplikacionet pornografike të kësaj kategorie krijojnë për përdoruesit Europianë, veçanërisht fëmijët. Ky aplikacion dhe të ngjashëm dëmtojnë besimin e konsumatorëve në ekosistemin tonë tha Apple.

AltStore nga ana tjetër tha se ka marrë mbështetje nga Epic Games, krijuesi i Fortnite. Ky financim është përdorur për të paguar tarifat që Apple vendos për dyqanet alternative të aplikacioneve tha kompania.

AltStore tha se Hot Tub u lejua nga Apple, por kjo e fundit reagoi duke thënë se kurrë nuk do të lejonte një aplikacion të tillë në App Store. “E vërteta është se ne na kërkohet me ligj nga Komisioni Europian që ta lejojmë këtë aplikacion.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat