back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiArabia Saudite “josh” Barella-n/ Al Hilal i ofron 35 mln euro në...

Arabia Saudite “josh” Barella-n/ Al Hilal i ofron 35 mln euro në vit

Në botën e futbollit shpesh thuhet se çdo lojtarë e ka një çmim, por ka dhe raste ku jo të gjithë tundohen nga milionat. Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një kërcënim konstant për Evropën, por yjet që luajnë në kontinentin e vjetër. Prej kohësh, Al Hilal po përpiqet të tundojë yllin e Inter, Nicolo Barella. Klubi saudit provoi pak kohë më parë me një ofertë tunduese, 18 milionë euro në sezon, por Barella me shumë qetësi e refuzoi pasi dëshira e tij ishte të rinovonte kontratën me klubin zikaltër. Sigurisht, sauditët nuk dorëzohet lehtë dhe i janë rikthyer sërish mesfushorin “azzurr”, por këtë herë me një tjetër ofertë akoma më joshëse.

La Gazzetta

La Gazzetta dello Sport shkruan se Al Hilal ka kontaktuar sërish përfaqësuesit e lojtarit duke i vendosur në tavolinë një ofertë të çmendur, 35 milionë euro në sezon dhe një kontratë 4-vjeçarë. 140 milionë euro për 4 vite është një ofertë që do të tundonte shumë lojtarë, por gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Barella e ka refuzuar sërish. Mesfushori rinovoi kontratën e tij me Inter një vit më parë, duke firmosur një kontratë të re deri në 2029 nga ku përfiton 6,5 milionë euro në sezon.

Barella ndihet mirë tek Inter, është në qendër të projektit dhe as që ka ndërmend të largohet, por dëshiron të qëndrojë në Milano me objektivin për të fituar trofe. Nëse Barella do të pranonte ofertën e Al Hilal do të shndërrohej në futbollistin italian më të paguar në histori, rekord që mbahet nga Graziano Pelle që në Kinë përfitonte 15 milionë euro në vit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat