back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Arrestim apo gabim procedural?/ Prokuroria sqaron çështjen Ulian Barjami

“Arrestim apo gabim procedural?/ Prokuroria sqaron çështjen Ulian Barjami

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë sqarime zyrtare lidhur me ndalimin e shtetasit Ulian Barjami, me profesion avokat, gjatë seancës gjyqësore të datës 17 tetor 2025.

Sipas Prokurorisë, Barjami dyshohej për kryerjen e veprave penale:

“Kanosja për shkak të detyrës” (neni 238/3 i Kodit Penal),

“Kanosja e gjyqtarit” (neni 317 i Kodit Penal),

“Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” (neni 316 i Kodit Penal).

Materialet procedurale u përcollën nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe përfshinin regjistrimin audio të seancës gjyqësore. Pas shqyrtimit të tyre dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia kishte kryer ndalimin e avokatit.

Megjithatë, Prokuroria ka konstatuar se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e ndalimit dhe nuk kishte nevojë për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake apo caktimin e një mase sigurimi personal. Për pasojë, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i avokatit Ulian Barjami.

Prokuroria rithekson se profesionistët e drejtësisë – gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe avokatët – janë shtyllat e sistemit të drejtësisë, dhe bashkëpunimi institucional, respekti reciprok dhe integriteti profesional janë të domosdoshme për funksionimin e tij.

Gjithashtu, institucioni paralajmëron se qëndrimet publike të nxituara apo relativizimi i veprimeve të kundërligjshme dëmtojnë misionin e drejtësisë dhe garanton zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë dhe Policisë së Shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat