Tre urdhërarreste raportohet të jenë firmosur nga SPAK-u për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni.
Jozyrtarisht raportohet se janë lëshuar urdhërarreste për korrupsion për Roven Zekën, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Policisë Rrugore.
SPAK dyshon se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.