back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img
KreuHapësira për studentëtArsimi i lartë shqiptar hap dyert për studentët ndërkombëtarë

Arsimi i lartë shqiptar hap dyert për studentët ndërkombëtarë

Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1, përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Shahini, dhe Western Balkans University, me rektorin Prof. Ferdinand Gjana, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për akomodimin e studentëve të huaj në Tiranë.

Sipas marrëveshjes, rreth 200 studentë ndërkombëtarë të regjistruar në Western Balkans University do të sistemohen në rezidencat moderne pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz. Rezidencat, të konceptuara si mini-apartamente bashkëkohore, ofrojnë dhoma dyshe, nyje sanitare private, salla leximi, ambiente kompjuterash të pajisura, kuzhina funksionale dhe shërbim lavanderie.

“Synimi ynë është t’u ofrojmë studentëve jo vetëm arsim cilësor, por edhe një përvojë jetese të sigurt dhe të përshtatshme,” tha rektori Prof. Ferdinand Gjana.

Drejtori i Rezidencës, Olsi Shahini, shtoi se mbështetja institucionale është thelbësore për integrimin e studentëve të huaj: “Rezidencat tona ofrojnë standarde të larta dhe një mjedis mikpritës për çdo të ri që vjen nga jashtë, duke e bërë Tiranën një qendër tërheqëse për studimet universitare.”

Kjo nismë forcon imazhin e Shqipërisë si destinacion serioz për studime dhe afirmon Tiranën si një pikë të rëndësishme në hartën ndërkombëtare të edukimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat