back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAtentat në gjykatë/ Humb jetën gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Atentat në gjykatë/ Humb jetën gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë kryeqytetin. Brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku është qëlluar gjyqtari Astrit Kalaja.

Fillimisht ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë pak më vonë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e sulmit të armatosur. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat