back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAtentati në Tiranë/ U qëllua me një plumb në kokë, ndërron jetë...

Atentati në Tiranë/ U qëllua me një plumb në kokë, ndërron jetë biznesmeni 52-vjeçar

Nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit 52-vjeçari Eduart Reçi, i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me një plumb në kokë.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se biznesmeni Reçi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mesnatës së kaluar në gjendje të rëndë.

Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat