back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 25 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBaza e helikopterëve në Farkë/ Ministri Pirro Vengu anulon tenderin 7 milionë...

Baza e helikopterëve në Farkë/ Ministri Pirro Vengu anulon tenderin 7 milionë euro që ia dha Salillarit

Ministria e Mbrojtjes anuloi tenderin 7 milionë euro për bazën e helikopterëve në Farkë. Në tenderin e zhvilluar në fund të vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes skualifikoi 5 ofertat me vlerë më të ulët dhe vendosi të shpallë fituese kompaninë Salillari, e cila kishte ofruar çmimin e dytë më të shtrenjtë, gati 6.4 milionë euro.

Por vendimi i ministrisë së Mbrojtjes u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga nga bashkimi i kompanive mes “Agri Construction”, “Alko Impex Construction” dhe “Bami Holding” SHPK, të cilat kishin ofertuar ta realizonin kontratën me çmimin 5.4 milionë euro ose gati 1 milionë euro më pak se sa oferta fituese e Salillarit.

Ndërsa ankesa e dytë u bë nga bashkimi i kompanive “BE-IS”, “Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” dhe “ERGI”, të cilat kishin paraqitur ofertën 5.7 milionë euro.

Pas shqyrtimit të dokumentave, Komisioni i Prokurimit Publik i gjeti të paligjshme skualifikimet e ofertave më të ulëta. KPP i pranoi pjesërisht të dy ankesat, por vendosi që në vend të ndryshimit të fituesit, të urdhërojë ministrinë e Mbrojtjes që të anullojë mënjëherë tenderin.

Por me gjasë, kjo histori nuk mbaron këtu. Pasi bashkimi i kompanive “Agri Construction”, “Alko Impex Construction” dhe “Bami Holding” e kanë ankimuar edhe vendimin e KPP-së në gjykatë duke kërkuar fitoren e tenderit.

Agri Construction është një kompani që zotërohet nga Petrit Patushi. Alko Impex është e Arbër Abazit, ndërsa Bami shpk zotërohet nga biznesmeni Besnik Bami. Sipas joint venture-it të paraqitur për këtë tender, Agri Construction kishte 53.7 për qind të punimeve, Alko kishte 37.4 për qind, ndërsa pjesa tjetër prej më pak se 9 për qind ishte e kompanisë Bami.

Alko Impex është një kockë shumë e fortë në Komisionin e Prokurimeve Publike. Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri më parë ka mbajtur postin e juristit në kompaninë Alko. Përtej kësaj, Arbër Abazi ka lidhje shumë të ngushta në majën e pushtetit. Ky ishte koktejli i duhur për të rrëzuar edhe një kompani të fuqishme si Salillari, por ndërkohë edhe Pirro Vengun./ Kapitali.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat