Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të përfshirë në dosjen “Partizani”, është shtyrë. Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 shtator.
Mbrojtja e Berishës dhe Malltezit kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, duke argumentuar mungesën e paanshmërisë. Avokati Genc Gjokutaj deklaroi gjatë seancës se “gjyqtarët nuk ofrojnë një gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK.” Ai njoftoi kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese nga procesi.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në këtë çështje.
Seanca e parë në këtë proces, më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së Berishës, i cili pretendoi se nuk kishte marrë fletëthirrjen, si dhe mungesës së biznesmenit Fatmir Bektashi, për arsye shëndetësore.