Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Durrësi ka denoncuar se ish- kryebashkiaku Vangjush Dako, ka ndërtuar vilë në truallin e konvaleshencës.
Sipas Berishës, vila është ndërtuar gjatë kohë që Dako ka qenë në burg.
Deklarata e Berishës:
Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës.
900 metër!
E sheh se mafia është e fshehtë.
Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes.
Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet.
Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit. Ka vetëm një meritë, që është daja i Taulant Ballës.
Po këto me 11 maj marrin fund…
Banorët e Kënetës e dinë se ne ndërmorrëm projekte të mëdha për urbanizimin.
Unë i garantoj këta se urbanizimi i zonave të reja urbane do jetë përparësi absolute e qeverisë.
Sikundër të informoni çdo qytetar të këtyre zonave se për PD nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit.
Do ketë legalizim të menjëhershëm me leje legalizimi dhe pastaj urbanizim sipas rastit.
Sepse asnjë njeri nuk pengon ndërtimin e rrugës kur sheh se ajo i shërben komunitetit.
Por në këtë rast, shteti dëmshpërblen me çmimin e tregut dhe jo siç bëjnë këta që hajt se ndërtove pa leje, po ta prish dhe nuk të jap asgjë. Kjo merr fund si praktikë.



