back to top
28.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Gjykata kërkoi që Salianji të premtonte se s’do vriste Xhafën

Berisha: Gjykata kërkoi që Salianji të premtonte se s’do vriste Xhafën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar atë si një të burgosur politik dhe viktimë të një akti të shëmtuar nga mazhoranca dhe drejtësia e kapur.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se çështja nuk është mbyllur, përkundrazi, sipas tij, ajo “vetëm sapo ka filluar” dhe do të ndiqet në instancat më të larta ndërkombëtare.

“Ervin Salianji është një i burgosur politik. Një histori turpi e dyshes mafioze Ramaduro dhe Fatmir Geron Xhafës. U dënua në kundërshtim me Kushtetutën dhe çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se dënimi i Salianjit, i cili mban edhe funksionin e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD dhe anëtar i kryesisë së partisë, është vendosur për arsye politike, me synimin për ta penguar të rikthehej në Kuvend.

“Një gjykatës pa ligj dhe pa moral ia shtyu lirimin nga burgu duke i kërkuar të deklaronte se nuk do të vriste Fatmir Xhafën. Këto janë praktika që i përkasin një regjimi banditesk,” theksoi Berisha.

Sipas tij, vendimi nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me frikën që, siç u shpreh ai, Fatmir Xhafa ka nga fakti që është subjekt i ligjit antimafia dhe përfshirë në aktivitete të paligjshme së bashku me të afërmit e kreut të qeverisë.

“Mos të mendojë kush se kjo çështje mbyllet. Ajo do të shkojë në Strasburg dhe askush nuk do t’i shpëtojë këtij krimi kushtetues,” përfundoi Berisha.

Reagimi i tij vjen pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji për çështjen “Babale”, mes debateve të forta politike dhe reagimeve nga opozita që e konsideron vendimin si të motivuar politikisht.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat