back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Dy ditë pas darkës me Ramën"/ Berisha: McGonigal përcolli informacionet tek shërbimet...

“Dy ditë pas darkës me Ramën”/ Berisha: McGonigal përcolli informacionet tek shërbimet kineze

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal ndërkombëtar që lidh Edi Ramën me agjentin McGonigal dhe shërbimet sekrete kineze. Sipas Berishës, më 9 shtator 2017, McGonigal, i njohur në kod si “Një Sy”, darkoi në Tiranë me kryeministrin Rama, në prani të Dorian Duçkës, këshilltarit të Ramës me pasaportë diplomatike.

Gjatë darkës, sipas dokumenteve të gjykatës së Uashingtonit, McGonigal i kërkoi Ramës të hiqte licencën një kompanie ruse dhe ta jepte një kompanie tjetër ruse, duke përfshirë shërbimet ruse në diskutim.

Berisha thekson se dimensioni kinez u shfaq dy ditë më pas, kur Hunter Biden u takua në Irlandë me përfaqësues të korporatës kineze, Patrick Ho dhe Jang Xemin. Në këtë takim, u diskutuan të dhënat që McGonigal i kishte dhënë dhe që duhet t’i përcilleshin shërbimeve kineze përmes këshilltarit të Ramës, Dorian Duçka.

Sipas Berishës, kjo korporatë paguante shuma të mëdha për Hunter Biden dhe 50 mijë dollarë mujore për agjentin Dorian Duçka. Inspektori i Përgjithshëm ka vënë në dukje se FBI kishte futur në rreth të ndjekjes Patrick Ho, Jang Xemin dhe Dorian Duçkën, duke nënvizuar seriozitetin e aferës.

Berisha e cilëson këtë si një superskandal ndërkombëtar, ku përfshihen Edi Rama, McGonigal dhe shërbimet sekrete kineze dhe ruse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat