back to top
26.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha nga Kongresi i PPE: Në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...

Berisha nga Kongresi i PPE: Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, e gjithë bota pret fitoren e PD

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia, deklaroi në një prononcim për media se, ky është forumi më i rëndësishëm politik në Europë sot, ku marrin pjesë kancelari Merz, 14 kryeministra europianë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, si dhe shumë komisionerë dhe eurodeputetë.

Në fjalën e tij, lideri Opozitar, Berisha denoncoi gjendjen politike në Shqipëri, duke e quajtur vendin “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe dhunë politike ndaj opozitës, me qëllim sigurimin e një mandati të katërt. Berisha tha se mesazhi i tij u prit shumë mirë dhe se ndjeu se kishte përmbushur detyrimin ndaj popullit opozitar dhe qytetarëve shqiptarë.

Berisha njoftoi se PPE do të miratojë rezolutën e katërt brenda pesë muajsh që dënon qeverisjen e Ramës, duke theksuar se Partia Demokratike ka marrë një mbështetje të plotë nga PPE dhe aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt integrimit europian.

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se 74 fitore të forcave të qendrës së djathtë në Europë do të pasohet nga e 75-ta, që sipas tij, do të jetë fitorja e PD në zgjedhjet e 11 majit. Rezolutat dhe qëndrimet ndërkombëtare, përfshirë raportin e fundit të OSBE-së, sipas Berishës, janë një thirrje për shqiptarët që të ndëshkojnë regjimin aktual dhe të hapin rrugën për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

PRONONCIMI I PLOTË

Prej dy ditësh, gjendem në Valencia, në punimet e Kongresit më të rëndësishëm që mbahet sot në Europë, Kongresit të PPE, në të cilin marrin pjesë, de facto, udhëheqja më e rëndësishme e kontinentit, kancelari Merz dhe 14 kryeministra të vendeve europiane, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe një numër i konsiderueshëm komisionerësh, kryetarja e Parlamentit Europian, znj.Metsola, dhe një numër i konsiderueshëm europarlamentarësh marrin pjesë nga delegacionet e të gjitha partive të qendrës së djathtë të Europës, të cilat janë të anëtarësuara në PPE.

Gjatë punimeve të këtij kongresi që i kushtohet kryesisht ndryshimeve të mëdha në Europë dhe në botë të sotme, unë pata rastin, përveç fjalës sime, në të cilën u përqendrova tërësisht në situatën në Shqipëri dhe paraqita para audiencës më të madhe europiane, të vërtetën e trishtë të narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, që është narkoshteti i ndërtuar nga Edi Rama, në Shqipëri.

Diskutova gjerësisht përpjekjet e tij për të shndërruar zgjedhjet në fasadë, si dhe dhunën mbi terrorin politik që ai ushtron ndaj forcave opozitare, me qëllimin e vetëm për të marrë një mandat të katërt.

Mendoj se, fjala, vërtet u prit shumë mirë dhe pati një impakt të fuqishëm pozitiv. Kështu që, unë mendoj se bëra si duhet detyrën para popullit opozitar shqiptar, por edhe para çdo shqiptari, pasi këto të vërteta duhet të dihen dhe të luftohen. Është intërësi ky, më i mirë i të gjithë shqiptarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat