back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“Bisedat në Sky ECC të mos përdoren si provë në gjyq”/ Kushtetuesja...

“Bisedat në Sky ECC të mos përdoren si provë në gjyq”/ Kushtetuesja shqyrton kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka

Gjykata Kushtetuese po shqyrton mbi bazë dokumentesh, një prej çështjeve më të debatueshme kohët e fundit, atë të Sky ECC, ku pas zbërthimit të aplikacionit të koduar nga autoritetet franceze, SPAK ka zhvilluar hetime dhe goditur disa grupe kriminale si dhe njerëz të politikës.

Kushtetuesja është vënë në lëvizje nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, I arrestuar në kuadër të Operacionit Metamorfoza, i cili kërkon papërdorshmërinë e këtyre komunikimeve në procesin penal ndaj tij që po zhvillohet në gjykatën e Posaçme, pasi i konsideron të marra në kundërshtim me ligjin, shkruan BW.

SPAK ndërkohë pretendon se këto komunikime mund të përdoren në proceset penale, pasi janë marrë përmes letërporosive në mënyrë në rrugë ligjore dhe proceduriale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat