back to top
11.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBizneset u kanë borxh individëve 200 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 200 milionë euro sigurime të papaguara

Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerën e 200 milionë eurove me rritje mbi 9% nga viti 2023.

Një inspektim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, zbuloi se 190 mln euro janë detyrime të mbartura nga bizneset dhe pjesa tjetër nga ndërmarrjet buxhetore. Nga këto, entet publike zotërojnë 6% të totalit të detyrimeve për sigurimet me vlerë mbi 10 mln euro.

KLSH vëren se, numri i debitorëve në sektorin publik ka rënë nga 823 në vitin 2023 në 724 subjekte në 2024, por është rritur vlera totale e detyrimeve të papaguara me 5 mln euro.

Rritja është veçanërisht e theksuar tek institucionet jo buxhetore, tek të cilat detyrimet pothuajse janë dyfishuar.

Nga ana tjetër, në sektorin privat situata u përkeqësua edhe më tej. Numri i subjekteve debitorë është rritur me 10 600 në vitin 2024, duke e çuar totalin në gati 120 mijë biznese. Detyrimet e papaguara në sektorin privat janë rritur me 13 mln euro, duke e çuar totalin e detyrimeve në këtë kategori në më shumë se 180 milionë euro.

Bizneset e vogla zotërojnë pothuajse 39% të detyrimeve totale të sigurimeve ose 78 mln euro mln euro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat