Biznesmeni Elman Abule është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Abule po pyetet në lidhje me çështjen hetimore të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Elman Abule dhe bashkëshortja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ku miqësia e tyre duket se është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës. Ditën e djeshme dëshmoi për rreth 5 orë në SPAK edhe bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito.
Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit më 26 Dhjetor në SPAK, ku qëndroi për mbi 5 orë për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimin e nisur nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado lidhur me çështjen në fjalë.