back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuSportiC.Shpendi, një okazion për Juven, në Torino për 4 milionë euro

C.Shpendi, një okazion për Juven, në Torino për 4 milionë euro

Një qendërmbrojtës dhe një zëvendësues për Vlahovic, këto janë dy objektivat e Juves për merkaton e janarit. Thiago Motta duhet të vijojë të bëjë llogaritë me dy mungesa shumë të rëndësishme për një kohë të gjatë, duhet të bëjë llogaritë pa Bremer e Cabal. Në këto kushte, gjetja e një qendërmbrojtësi të ri është prioritet absolut. Hancko dhe Antonio Silva janë dy emrat më të rëndësishëm në tavolinën e Giuntolit.

Me futbollistin e Feyenoord, Giuntoli ka gjetur një akord total, një kontratë 5-vjeçare dhe 2,5 milionë euro në sezon, por klubi holandez kërkon jo pak por 35 milionë euro për kartonin e tij. “Zonja e Vjetër” synon ta transferojnë në formë huazimi për 4-5 milionë euro, me të drejtë blerje, duke parë dhe si do të përfundojë ky sezon ku kualifikimi në Champions është përcaktues. Një tjetër objektiv është edhe Antonio Silva i Benfikës, por ky është një objektiv me terma afatgjatë.

Shpendiiii

Në lidhje me fazën sulmuese, Guintoli kërkon një objektiv me kosto të ulët pasi në Torino cilido të vijë do të jetë një zëvendësues i Vlahovic. Në këtë pikë, në skenë del edhe një herë emri i Cristian Shpendit pasi mediat italiane kanë zbuluar se Shpendi ka një klauzolë largimi prej 4 milionë euro, një shifër shumë e mirë për një sulmues 21 vjeçar, një okazion i vërtetë për një klub të madh si Juventus.

Një tjetër opsion është edhe Kolo Muani, me francezin që është nxjerr në shitje nga PSG, por Kolo Muani mund të vijë në Torino edhe në formë huazimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat