back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaCaktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt dhe biznesmenëve...

Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt dhe biznesmenëve në Apel/ Emri

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen penale nr. 13, akti, datë 04.03.2025, që lidhet me ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Objekti i ankimimeve është “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.2025, dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,” të cilat kanë disponuar masa sigurie personale për të akuzuarit.

Trupi gjykues, sipas shortit, përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili do të shqyrtojë çështjen dhe do të vendosë mbi ankimet e paraqitura.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimete personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat