Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër ndaj publikimit të një videoje të këngëtares Parashqevi Simaku.
Spahiu ka kritikuar mediat që publikojnë çdo video që dërgojnë ata që japin lëmoshë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Spahiu ka bërë thirrje që ta ndihmojnë këngëtaren, pa e treguar e publikuar.
“Çfarë turpi: Çdo emigrant i çmendur që shikon Parashqevi Simakun në rrugë duke lypur i bën video dhe e hedh në rrjete sociale.
Dje një grua tipike shqiptare që hante byrek e filmoi dhe i dhuroi kozmetik firmato 300 dollarshe Cristian Dior. Lyente buzët pas byrekut dhe ishte më rëndë nga trutë e kokës sesa Parashqevia.
Mediat shqiptare publikojnë çdo video që dërgojnë ata që i japin lëmoshë.
Përfundimisht: Një turmë në depreson, të rrahur dhe frustruar nga izolimi, injoranca, midiokriteti, merren me jetën tragjike të një artiste të sëmurë duke publikuar jetën private. Ajo u largua nga Shqipëria në depresion pikërisht nga këta njerëz dhe nuk do as surratin dhe as gjuhën t’ja u dëgjojë.
Këta vazhdojnë ta filmojnë për ta çuar larg qoftë me presionin e tyre drejt shinave të trenit.
Lëreni në dëshirën e saj, të jetoj larg syve tuaj, dhe na lini ne ta kujtojmë si yll ekrani dhe jo si paciente spitali.
Ndihmojeni pa na treguar Parashqevinë e rrënuar”, shkruan Spahiu.