Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim paraprak për kompaninë celulare, One Albania.
Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij më datën 29 Janar 2025, mori në shqyrtim raportin e Sekretariatit të Konkurrencës për hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj kompanisë celulare, One Albania.
Nisur nga disa ankesa të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë, Autoriteti i Konkurrencës realizoi një monitorim dhe konsistoi në vlerësimin e sjelljes së kësaj ndërmarrje telefonike.
Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, u konstatua se sjellja e ndërmarrjes One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Sipas këtij institucioni, tregu i telefonisë celulare ka qenë dhe mbetet një treg në fokus të veçantë të Autoritetit të Konkurrencës, me qëllim mbrojtjen e konkurrencës dhe të konsumatorit.
Ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.