back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaÇmimi i energjisë mbetet i pandryshueshëm edhe për vitin 2026

Çmimi i energjisë mbetet i pandryshueshëm edhe për vitin 2026

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur të mbajë të pandryshueshëm çmimin e energjisë elektrike për vitin 2026, duke zgjeruar deri më 31 dhjetor 2026 fuqinë juridike të vendimit të marrë në janar të këtij viti për uljen e çmimit.

Sipas vendimit, të gjithë konsumatorët familjarë që harxhojnë deri në 700 kilovatorë energji në muaj do të vazhdojnë të paguajnë 8.5 lekë për kilovator, ndërsa ata që kalojnë konsumin mujor mbi 700 kilovatorë do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovator për të gjithë sasinë e energjisë së konsumuar.

Në njoftimin e ERE-së theksohet se vendimi erdhi pasi Shoqëria e Furnizimit të Shërbimit Universal ka provuar në pasqyrat financiare të depozituara pranë ERE-së se, pavarësisht uljes së çmimit nga shkurti i këtij viti, të ardhurat kanë mbuluar kostot operative të shoqërisë, duke garantuar një aktivitet normal operacional. Ky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.

Gjithashtu, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshueshëm edhe çmimin e energjisë për karikimin e makinave elektrike në stacionet e vendosura në tetor të këtij viti, duke siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri për përdoruesit dhe operatorët e infrastrukturës së karikimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat