Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimet ndaj skemave piramidale që po zhvasin qytetarët, sidomos në zonat e Divjakës dhe Lushnjës.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe publikon një mesazh të udhëheqësve të këtyre skemave.
“Ky është Leo Smith, profesori që ka zhytur në piramidë Divjakën e Lushnjën dhe më gjerë. Është një situatë surreale: në çdo klub, kafene, restorant, berberhane, në shtëpi, fëmijë, të rinj, të rritur dhe të moshuar presin sinjal nga profesori Leo Smith. Tmerr! Leo Smith nuk ekziston, është robot, ndryshe nga Joana,” shkruan Braçe krahas videos.
Deputeti u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre skemave dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.