back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDistancohet nga PD/ Reagon Mesila Doda

Distancohet nga PD/ Reagon Mesila Doda

Mesila Doda ka deklaruar se nuk është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe ka vendosur të mbetet deputete e pavarur. Ajo thekson se nuk është konsultuar për krijimin e grupeve të reja parlamentare dhe se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe të PDIU-së.

“Unë jam deputete e opozitës dhe e PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte në zgjedhje, ku do ishte normale të ishim të gjithë pjesë,” – tha Doda për Top Channel.

Doda shprehet qartë se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga PD.

Sipas raportimeve, Sali Berisha i dha mundësinë aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar. Megjithatë, Mesila Doda vendosi të mos i bashkohej as grupit të PD-së, as atij të Fatmir Mediut, ku janë përfshirë edhe aleatë të tjerë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat