back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Dje ra boria e parë e disfatës së kënetës”/ Rama për Kongresin...

“Dje ra boria e parë e disfatës së kënetës”/ Rama për Kongresin e PPE: U miratua një mal me broçkulla

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të komunikimit në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, ku iu përgjigj kritikave dhe komenteve të qytetarëve, por edhe akuzave të hedhura nga opozita.

Në fokus të reagimit të tij ishte Kongresi i Partive Popullore Europiane (PPE), ku mori pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili artikuloi një sërë akuzash ndaj qeverisë, përfshirë blerje votash, punësime elektorale dhe abuzime me detyrën.

Rama i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se SPAK është struktura e posaçme që do të merret me çdo denoncim dhe duke ironizuar opozitën për, siç tha ai, “broçkullat e zakonshme pas çdo humbjeje”.

“Dje ra boria e parë e humbjes, në një mbledhje diku në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre e nuk dinë ç’të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty nisi avazin. Blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe favorizime, abuzime me detyrën dhe mediat, emërim ilegal të kryetarëve të bashkisë, kërcënim e kërcënime kundër kandidatëve të opozitës, mal me broçkulla të përsëritura sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë të tërë speciale SPAK, i fokusuar në të gjitha denoncimet që ma merr mendja që janë lum sepse kur shoh këtë fletërrufe duhet mbështetur me denoncime, njësoj si ato të kohës së dikurshme.

Replikat e Ramës me komentuesit:

Mirëmëngjesi, këtu në Sy mSy!

Kemi disa gjëra besoj për të folur nisur nga boria e parë e humbjes që ra dje.

Ra dje boria në një mbledhje diku në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës që u ka mbetur këneta mes tyre dhe s’dinë as ato ça të bëjnë dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe, siç ndodh nëpër konferencat e partive dhe aty filloi avazi.

Filloi avazi mbledhje vote me lek dhe me kanabis, punësime elektorale dhe prokurorime favorizuese për mbështetësit e socialistëve, abuzime me detyrën dhe media, emërim ilegal i një kryetari të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundra kandidatëve të opozitës.

Domethënë, një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje, të përsëritura sa herë ka pasur humbje.

E reja e këtyre zgjedhjeve është se në ndërkohë kemi një strukturë të tërë, që është struktura speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, apo siç njihet nga të gjithë SPAK-u, që është në terren, është edhe në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve që ma ha mendja mua janë një lum, sepse kur lexon këtë fletërrufe, e kupton që kjo fletërrufeja duhet mbështetur në denoncimet duhet bërë siç janë në stilin e kënetës, njësoj si ato të kohës së dikurshme.

Denonco, fillo presionin, vër nën dritën e prozhektorëve prokurorët, detyroi që të fillojnë procesin, deri kur ajo që ti kërkon të marrë trajtën e një hetimi, pastaj në momentin që nis hetimi, ti shpall fajësinë, përpara se ta nxjerri hetimi, kjo është logjika e përgjithshme.

Dhe duke qenë se kam qenë vetë pre e një kallëzimi të rremë, jam shumë i qartë se si zhvillohet logjika.  Por fakti është që tanimë  të paktën kemi një institucion që është mbi palët, e ka treguar që është mbi palët, edhe që le t’i shohë dhe le t’i verifikojë se ku janë votat që po merren në këmbim të kanabis, sepse kjo është kulminantja.

Pastaj, përsa i përket punësimeve elektorale, theksoj se përpara fillimit të fushatës, kohë përpara, qeveria ka nxjerrë një vendim dhe ka ndaluar të gjitha llojet e punësimeve, gjë që nuk e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.

Pra, për të shprehur të gjithë vullnetin e mirë për të dhënë çdo kontribut që fusha që betejës të jetë sa më e barabartë.

Prokurime jo favorizuese, po s’ka fare as favorizuese, as jo favorizuese, edhe pse kujtoj Shqipëria sot gjendet e para në klasifikim për integritetin e prokurorisë publike në rajon, dhe këtë nuk e them unë, nuk e themi ne, këtë e thotë Komisioni Europian.

Abuzime me mediat, tani unë nuk e di për çfarë bëhet fjalë, por unë di një gjë, që mediat janë në pozitat më abuzive në raport me popullin kur vjen puna tek komentet e sondazheve të pavarura që bëjnë sa në një ekran në tjetrin dhe ku të gjitha sondazhet thonë se shumica e popullit mbështet Partinë Socialiste, shumica e popullit mendon se Shqipëria po shkon drejtimin e duhur dhe ndërkohë në media komentohet se “populli është i sëmurë”, “populli është çmendur”, “populli është i shitur”, “populli është i blerë”, “populli është frikacak”, e të gjitha këto me radhë. Pra, të gjitha këto i atribuohen popullit për një arsye shumë thjeshtë, sepse ata që komentojnë në 95% të rastit, – se s’dua t’i fus të gjithë komplet fare në një thes-, duan humbjen e Partisë Socialiste, kaq. Janë kundërshtarë të investuar, nuk janë kritikë të pavarur.

Përsa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, unë s’di cili është emërimi ilegal. Siç ndodh në të gjitha këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave në delegim.

Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Këtu me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që nuk ka lidhje fare me fushatën zgjedhore,.

Ndërkohë që stafi, si gjithmonë ka mbledhur pyetjet më pikante ose komentet më pikante, ku Ermali thotë:

-“Sikur të jetë kjo fushata, çdo vit të ishte bërë Shqipëria Dubai”. 

Kryeministri Edi Rama: Tani Shqipëria nuk ka arsye të mendoj të bëhet Dubai, Shqipëria po bëhet Shqipëri. Dhe po bëhet Shqipëri, domethënë po bëhet një vend me emrin e vet, me respektin e vet ndërkombëtar dhe me forcën e vet tërheqëse, se ndryshe nuk do vinin këtu normal 12 milionë turistë.

Dhe ndërkohë, sikur të jetë kjo fushata çdo vit? Nuk e di çfarë do të thotë, po për mua i vetmi ndryshim, jo çdo vit, po çdo ditë, këtu e tre mandate në këtë zyrë është se në fushatë ka mitingje, në të përditshmen nuk ka mitingje, po takime, vizita, inspektime, diskutime janë të përditshme, mjafton të shkosh dhe të shikosh në të gjithë historikun e kësaj faqe dhe do të shohësh që është fushatë permanente që nga dita e parë në kuptimin e intensitetit të lëvizjes dhe të komunikimit. Dakord?

-“More të mjerë, ku është debati konstruktiv, ku janë argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”. 

Kryeministri Edi Rama: Ingrit ti nuk ke  pse përbuz, as pse përqesh ata që me dëshirën e tyre marrin pjesë në takimet e mëdha publike të partive politike. Përsa i përket argumenteve të programit, është shumë interesant, sepse programi është, mjafton të duash ta duash ta gjesh dhe e gjen, vetëm të kesh ama kohë dhe nerva që ta lexosh deri në fund, se programi ynë është program i qeverisë, është i detajuar në çdo aspekt. Ne nuk jemi një parti politike që duam të vijmë në qeveri, që nuk dimë fare se ç’është qeverisja, që s’kemi qenë njëherë kurrë brenda në mekanizimin e shtetit edhe imagjinojmë se si mund të bëhet dhe shtojmë dozat nga dëshira që ta bëjmë këtë gjë të duket fushë me lule.

Ne jemi forcë qeverisëse. Ne kemi pa diskutim programin tonë, kemi programin më të qartë, më bindës, më të besueshëm dhe e di pse? Sepse ndryshe nuk do ishim në negociata me BE se është ky element që e harrojnë të tërë dhe e marrin si diçka që është kot ose e mirëqenë. Nuk do ishte Shqipëria në tryezën e BE nëse nuk do ishte sot nje vend tjetër nga ai që ishte kur ne ne morëm detyrën.

Nuk do ndodhte dot kjo gjë. Nuk ulet BE të negociojë me anëtarësimin me vende që nuk përmbushin standarde dhe kritere që premtojnë në një kohë të shkurtër, përfundimin e ciklit të shtetbërjes. Nuk e di si ta shpjegoj këtë gjë. Është testi më i qartë dhe testi më i padiskuetueshëm sepse BE është një makineri e tërë që në levizjet e veta dhe në hapjen e derës bazohet tek një hulumtim i detajuar, jo i një viti, jo i dy viteve, jo i tre viteve por i shumë viteve. Si ta shpjegoj këtë gjë?

Ku është programi? Si nuk ju vjen turp? Dalin pas 12 vitesh si halabakë,mashtrime, hajdutëri, krime mbi atë popull të rraskapitur. Pas 11 majit dhe vetë do çuditen për pasoja që i kanë sjellë kombit…- Subi Meti 

Subi, ky është një opinion i yti, opinion komplet personal i nxjerrë nga uji i kënetës në të cilën ti shuan etjen se kjo është shumë e qartë, por gjthsesi është opinioni yt, Subi, ama ka një gjë, populli është më i mençur se unë dhe se ti. Populli di vetë se çfarë gjykon, si gjykon dhe si vendos dhe siç mund ta shohësh nga të gjitha sondazhet, Subi, shumica e popullit mendon ndryshe nga ti dhe mendon shumë ndryshe nga këneta kur për fat të keq ti ushqehesh politikisht. Me kupton? Dhe është vërtetë, si ta them, është vërtetë e ulët që një goxha burrë tani, se të shoh nga fotografia, nuk e di mund të kesh dhe një profil fallco, po unë i mar të mirëqena këto se nuk ka rëndësi se shqiptarë janë të gjithë ata që shkruajnë, një goxha burrë përdor gjithë këto fjalë të rënda ndërkohë që ky është vendi yt, Subi. A më kupton? Që ti do ta bësh më të mirë, kjo është fisnike. Që ti do që dikush tjetër ta qeverisë, kjo është absolutisht legjitime. Por ky ështe vendi yt, nëse do ishte një vend si thua ti, si do zbarkonte këtu e gjithë Evropa në datën 16 maj? Komplet, e gjithë Evropa. Mendohu.

-Mos u mburr aq shumë,mor burrë. Ti e di shumë mirë ça urash madhështore ka’’ – Avdi Reçmati.

-Me siguri duhet ta kesh për një urë të Kukësit por nuk e di se ku është mburrja sepse ma ha mendja, aty është thjesht shkruar ‘’Ura e madhe e Kukësit’’. Ku është mburrja? Po e di pse të duket mburrje ty,sepse është shumë e bukur ajo ura dhe duket ndonjëherë sikur kur sheh urën, ndjehesh si përpara dikujt që mburret po s’kam asnjë mburrje. Krenar, po. Jam krenar që kemi bërë vepra dhe punë aq të mëdha dhe aq të mira saqë sot Shqipëria e ka Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar siç  e sheh, dy herë e gjysmë më të lartë se ç’e kishte. Pra kishte një PBB më pak se 10 miliardë euro, gjithë vlera e prodhuar në këtë vend ishte 10 miliardë euro dhe sot e ka 25 miliardë euro dhe projeksioni për vitin 2030, është 35 miliardë euro. Ky ësht fakt nuk është opinion. Kjo ështe Shqipëria sot krahasimisht me Shqipërinë kur ne morëm detyrën dhe këto nuk janë as llafe, as 3D, as fushata, as mitingje. Këto janë të vërteta shumë kokëforta të transformimit ekonomik të këtij vendi. Dhe shikoni pak këtu që të jemi edhe më të qartë.

Kjo është, ky është zhvillimi dhe këtu jemi tek tabela e rritjes së PBB.

Shqipëria dhe rajoni, se ne nuk krahasohemi me Gjermaninë, ishin të tjerë ata që na nxorrën të dytët pas Gjermanisë dhe për pak sa nuk na hodhën në humnerë.

Ne jemi këtu në këtë rajon, nga ku jemi nisur nga vrima e fundit e kavallit në rajon dhe sot jemi në pragun e ‘’shtëpisë’’ më të madhe në rajon dhe këtu është rritja e PBB nga viti kur ne morëm detyrën. Në krahun e djathtë timin ose për ju, shikoni ku ka kolona me të kuqe. Është 109.6% rritja e prodhimit për Shqipërinë 64.9% rritja e prodhimit mesatare e rajonit dhe po të shikoni këtu vendet e rajonit, e kanë të gjitha më të ulët se ne.

Sepse Shqipëria në këto 3 mandatet tona ka bërë një kapërcim epokal, duan disa apo s’duan disa. Nuk ka “të verbër” më të madh se sa ai që i ka sytë top dhe nuk do të shikojë dhe “shurdh” më të madh se ai që i ka veshët top dhe nuk do të dëgjojë, nuk ka. Dakord?Ja dhe Rimi.

-Ore lërë bufin,po ju ça keni bërë në 12 vite?

Ça kemi bërë këto 12 vite? Këto jam duke treguar. Urdhëro dhe të ardhurat për frymë, Rimi. Këto janë të adhurat për frymë, ça kemi bërë ne kto 12 vite. Ishin 3300 euro, janë 10 300 euro dhe në Shqipërinë 2030 do të shkojnë 15 000 euro dhe këto që flasin ne për Shqipërinë 2030 nuk janë si programi i bufit dhe i Latifit. Këto janë projeksione të mbështetura në analizat e ekspertëve të minstrisë së Finanacave dhe të ekspertëve ndërkombëtarë me të cilët ne punojmë. Dakord? Se prej kohësh me ne këtu, me mua punon kryekëshilltari ekonomik i Kancelares gjermane  dhe një profesor shumë i nderuar, drejtues i qendrës për zhvilllim kombëtar  i Harvardit. Për të përmendur dy nga të tjerë që ne i konsultojmë herë pas here, kështu që janë projeksione financiare, nuk janë përralla me mbret, as përralla me buf, as përralla me Latif.

– Mos bëni gabim të votoni, populli ka nevojë për një kandidat të ri, boll më u bë bajat.

Të ri, kandidat të ri. Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, që ta dish ti Mikel, në kuptimin e energjisë dhe të eksperiencës dhe partia më e re dhe më e vjetër ështe PS dhe në listat e PS në çdo qark, gjen më të rinjtë, gjen dhe ata më me eksperiencë. Kështu që, kjo teoria ‘’duhet një kandidat i ri’’ pa parti prapa, pa struktura, pa ekspertizë, pa asgjë, vetëm bla-bla, imitacione të një partie që ishte ndjesë pastë deri dje, e treta e vërteta dhe që u bë barra dhe halli i madh i politikes shqiptare, nuk ka nevojë Shqipëria. Duhet ta besoni këtë gjë. Nuk ka nevojë fare Shqipëria për këto të tretat të vërtetat që në fakt janë vetëm shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj të bëhen grabitqare.

“O Ram na fol për pasaportën europiane se për investimin ke bërë namin vetëm video në 3D”.

Vërtetë vetëm video në 3D? Prandaj dhe kam marrë me vete çdo ditë në çdo qark po tregoj të gjitha investimet që janë bërë qark për qark dhe kush do t’i shoh, i sheh. Kush do t’i dëgjojë, i dëgjon. Nëse do ishin vetëm video në 3D dhe nëse Shqipëria do ishte ajo që ishte ajo që ishte kur ne morëm detyrën, nuk do vinin 12 milionë turistë, por do kishin ik dhe ata që vinin atëherë për patriotizëm. Ndërsa pasaporta europiane nuk është një copë letër, nuk është as ndonjë variant i ri i pasaportës që jep shteti shqiptar ti Arjan. Duhet ta dëgjosh pak më mirë shpjegimin tim për pasaportën euopiane dhe ta kuptosh që nuk jemi në kushtet ku thjeshtë po ndërrojmë pasaportën dhe as në kushtet ku po ndërrojmë një dokument udhëtimi me një tjetër. Pasaporta që kemi sot është thjeshtë një dokument udhëtimi. Një dokument udhëtimi që na lejon të qarkullojmë në BE, por ama që kur hyjmë në kufi na vendos në korridorin e posaçëm, ka një vijë të kuqe poshtë në dysheme korridori të huajt, ata që nuk janë qytetarë të Europës por janë të huajt. Dhe ne që aty hyjmë si një popull dhe qytetarë të dorës së dytë në Europën kur jemi ndër popujt më të vjetër dhe kur jetojmë në zemër të kontinentit. Që këtu fillon ndryshimi i pasaportës europiane dhe pastaj vazhdon me shumë gjëra të tjera. Kështu që, Arjan hapi sytë dhe shiko.

Aeroporti i Kukësit sa turistë ka pritur?”

Aeroporti i Kukësit së pari është ndërtuar, së dyti është një aeroport që operohet si të gjithë aeroportet e botës, operohet nga privati dhe ka nevojë për marrëveshje dhe për linja që në bazë të marrëveshjeve të fluturojnë, gjë që po përpiqen ta bëjnë operatorët e aeroportit të Kukësit dhe së shpejti do të vendosen fluturime që do ta fusin pak nga pak në punë se nga pikëpamja financiare është në një situatë starti që nuk është e kollajshme për kompanitë.

Kështu që, kjo ironia është e mirëpritur, por këtë përgjigje ka. Pra është një aeroport i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare, i certifikuar ndërkombëtarisht dhe operatori duhet të vendosi fluturimet në bazë të marrëveshjeve që po kryhen dhe bën negociatat e veta, është në të drejtën e vet. Po ndërkohë ty zotëri nuk të ka kushtuar asnjë kokërr leku ai aeroport. Nga një fushë me plehra që ishte, është një aeroport ndërkombëtar dhe më herët se vonë do vihet në funksion.

Boll kërkove, mjaft dhe 12 vjet dhe më i miri të ishe”.

Tani unë nuk e di ç’domethënë kjo, boll kërkove mjaft, por nuk po kërkoj asgjë për veten time. S’është fare këtu puna  për veten time apo për këtë karrigen ku jam ulur unë. Këtu është misioni im dhe misioni i PS ku unë të ftoj ta besh dhe misionin tënd që të anëtarësojmë Shqipërinë në BE. Për këtë kam ardhur unë në këtë detyrë dhe për këtë rri në këtë detyrë. Për sa i përket pastaj viteve, numëro sa kanë ndenjur jo një, por më shumë se një, kancelarë në Gjermani dhe pyete veten po gjermanet janë diktaturë apo janë popull çyryk. As njëra as tjetra, kështu dhe shqiptarët. Nuk jetojnë në diktaturë dhe nuk janë popull çyryk siç i bëjnë ata që duke hedhur mua nëpër ato moçalet televizive pse bëj një batutë dhe them gjysma e burrave janë çyryk dhe ndërkohë kjo batutë ka një të vërtet brenda kur mendon se një pjesë e madhe e burrave shkojnë në kënetë, preferojnë kënetën e kupton? Preferojnë kënetën, se të thoshin nuk e duam Edi Ramën, nuk e votojmë PS dhe po votojmë nuk e di stamo dumon, ok. Po kënetën, kënetën përsëri? Çfarë ti thuash? Politikisht është skandaloze. Patriotikisht është skandaloze. Europianisht është skandaloze nga të gjitha anët. Është turp, është thjeshte turp të mendosh që Shqipëria mund të përfaqësohet përsëri nga këneta.

“S’ke më, premtimet të kanë mbaruar mashtrimet dhe e vetmja gjë tani janë pasaportat europiane. Ke marrë fund”. Adi Doga Boga.

Adi Doga Boga ky është mendimi yt. Unë flas me fakte dhe për të vazhduar me fakte po të tregoj borxhin. Shiko sa ishte borxhi publik dhe këtu është pjesa zyrtare e borxhit kur ne morëm detyrën. Se kishte dhe një borxh të fshehur nja 700 milionë euro të tjera. Shikoni këtu dhe shikoni sa është sot borxhi publik. Apo shiko në çfarë gjendje ishin bankat kur ne morëm detyrën. 25% kredi të këqija që do të thotë 25% e kredive me dyshim ekstrem se mund të ktheheshin më ndonjëherë, që është pika ku ndizet llamba e kuqe e alarmit për qëndrueshmërinë e bankës. Shikoni sot.

Këto janë fakte. Doni të shikoni pabarazinë në të ardhura që nuk e them unë, por e thotë Eurostat. Eurostat, ja ku janë dh vendet e tjera. Shikoni dhe vendet e tjera këtu nga Eurostat. Shikoni ku ishte Shqipëria dhe këtu kemi 2017. Shikoni ku është sot. Prandaj shumica e popullit mendon që vendi po shkon në drejtimin e duhur. Prandaj shumica e popullit voton këtë forcë politike dhe prandaj shumica e popullit qëndron krejtësisht e vendosur në këtë krah sepse këto gjëra nuk janë piktura. Këto gjëra janë fakte të jetës në popull. Domethënë njerëzit e dinë, i kanë gjërat.

Po për 300 mijë vendet e punës që po qeshnit, doni ta shikoni pak. Shikojeni pak. Këtu jemi tek sa punonjës kishte Shqipëria në vitin që ne morëm detyrën. 1 milionë e 23 mijë. Këtu jemi sa punonjës janë në Shqipëri sot ose më saktë ishin në fund të vitit 2024. 1 milionë e 327 mijë. Sa është diferenca midis 1 milionë e 23 mijë dhe 1 milionë e 327 mijë? Janë 300 mijë vende apo s’janë? Janë 300 mijë më shumë apo s’janë, si t’ia bëjmë tani? Se këto mund të verifikohen, merret regjistri dhe nxirret e vërteta dhe thuhet: jo, këtu, siç keni ju qejf atë fjalën e tmerrshme, po mashtron i gjati, por janë sepse për mua dhe për ne 7×7 nuk bëjnë 6 milionë, a më kupton? Por për ty dhe për të gjithë ata që pinë ujë kënete që në mëngjes dhe pastaj e derdhin këtu. 7×7 mund të bëjnë edhe 6 miliardë dhe nëse janë 6 miliardë të kënetës për ju janë ok dhe pastaj në mënyrën më të pacipë del ndonjë kukumjaçkë e kënetës dhe thotë “Po mirë, nuk ka ndonjë gjë kjo sepse kaq është x shishe verë që e pi Edi Rama”. Po ku e di ai se çfarë bën Edi Rama në jetën e vet private, nga e di ai, nga e dinë ata, nga e dini ju apo hedh njëri një gur në lumë dhe futen 100 të mençur dhe nuk e nxjerrin dot? Në këtë rast, gurin e hedh njëri dhe ata që hidhen për ta nxjerrë dhe që mendojnë se e nxorën janë të gjithë gjysmakë, çyrykë. Si ta them ndryshe, si ta shpjegoj ndryshe? Çyrykë total. Doni një tjetër Adi Doka Boka?

Kjo është një shifër tjetër. Shikoni të punësuarit me pagë nën 40 mijë lekë, shikoni sa ishin kur ne morëm detyrën, 60% e të punësuarve në Shqipëri kishin pagën nën 40 mijë lekë, sot janë vetëm 14,4%.

“Ata që vijnë me ty janë të punësuar, ndërsa këneta është bio pa interes”.

Hej Zoti i madh.

“A do shpalosësh ndonjë plan për shëndetësinë, bujqësinë, arsimin, pensionet apo do merresh me teatrin e kukullave, kukumjaçka, lakuriqi i natës, kunadhja? Jepi se ky popull vetëm tallava dhe shfaqje do” thotë Eltoni me një palë gjyzlykë Ray Ban.

Elton, ky popull dhe kujtdo si ti, por jo vetëm ty dhe kujtdo si ti, por edhe mua që më shef këtu na jep ujë në bisht të lugës nëse ne na gënjen mendja dhe nuk e marrim seriozisht dhe që ta dish ti, unë fitoj jo se jam ndonjë kushedi se kush as kushedi se çfarë, por sepse e marr shumë seriozisht këtë popull dhe problemi fillon ekzaktësisht këtu, që ti i përket asaj pjesë të dynjallëkut tonë që nuk e merr seriozisht këtë popull sepse të duket vetja shumë i zgjuar, por nuk ka problem sepse në fund të fundit, ti je një individ, ke jetën tënde, me siguri në jetën tënde mund të jesh dhe i suksesshëm. Nuk e di pse humb kohën dhe hyn këtu për të shkruajtur të tilla broçkulla, por puna jote, por problemi është me ata që të përfaqësojnë ty sepse nuk pranuan kurrë njëherë që humbin sepse meritojnë që të humbin dhe gjithmonë ja vënë fajin të tjerëve ndërkohë që planet për shëndetësinë, për bujqësinë, për arsimin, për pensionet i ke të gjitha të shpallura, mjafton t’i kërkosh se unë nuk mund të të vij të të gjëmoj ty nga mbrapa dhe kujtdo tjetër sepse po të shohësh, kur janë ato postimet që flitet për program, flitet për plane, flitet për zhvillime ndjekësit janë minimal dhe interesi është minimal ndërkohë kur dalin ato videot e bufit që nuk di se çfarë flet, patjetër ato janë më argëtuese e duket sikur ato janë qendra por ato janë thjesht 1 minutë në ditë për pak relaks dhe pak satirë sepse unë nuk hyj tek ata që shaj me libër shtëpie kundërshtarët por dhe unë pjesën time do ta bëj. Si thua ti? Nuk po ju lodh më për sot. Ju falënderoj shumë.

“Premtoni se çfarë do bëni dhe ju duhen 4 vite për të justifikuar ato çfarë nuk bëtë”.

Jo Asllan, duhen 4 vite për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe për të vënë në vend një profeci dhe një amanet, profecinë e heroit tonë kombëtar, e profetit të historisë sonë, Gjergj Kastrioti që kur vuri barrikadën këtu na e përcaktoi edhe fatin tonë që është me Perëndimin jo me Lindjen dhe pastaj amanetin e rilindësve tanë që na e lanë me shkrim “Dielli për ne lind andej nga perëndon” dhe pastaj gjithë përpjekjen në histori të të parëve tanë. Është fat i madh, fat shumë i madh që na ka ardhur neve në dorë unë them duhet ta kapim sepse është…. ja urdhëro.

“As 120 mijë të punësuar nuk ke sepse dhe ato pjesa më e madhe janë formalizime”.

Po nga e nxjerr ti këtë, për shembull, apo ato pjesë e madhe janë formalizime? Po kthehu pak tek e shkuara kur ne kemi thënë që ne nuk e njohim punën në të zezë si punë, e para? E dyta, unë të tregoj numrat, ti më thua mua as 120 mijë nuk ke. Prandaj e them, lavdi zotit që ky popull është ky popull, lavdi zotit që është aq i mençur sa të gjithëve ju që bëni ato komente këtu u jep ujë në bisht të lugës siç do jua japë në 11 maj dhe pastaj ju do thoni “Ky popull i sëmurë, ky popull i çmendur, ky popull do vetëm tallava, ky popull nuk kupton, ky popull nuk bën”. Në fakt, ky popull është në punën e vet, ky popull është në punë, dakord?

Me këtë rast, ju uroj të gjithëve edhe 1 majin. Sot është një ditë pushimi, një ditë reflektimi, që më iku mua kjo tani. Gjithsesi, ja ku jam përsëri. Këtu isha por nuk e dija që isha. Gjithsesi, ju uroj të gjithëve një ditë sa më të qetë dhe sa më të këndshme.

Duhet të të interesojë pasaporta europiane, duhet të të interesojë shumë por që të të interesojë pasaporta europiane, duhet të kuptojnë mirë se çfarë  është pasaporta europiane prandaj duhet të të interesojë. Ok?

“Ti mos thuaj kaq ishte 2013 sepse do rritet, normale që do rritet”.

Po si do rritet, normale që do rritet? Po si nuk u rrit normale që do rritej nga ’92-shi tek ’97 për shembull? Si thua ti? Do rritet normale që do rritet. Domethënë do rritet vetë? Po pse zgjedhim ne, pse bëjmë qeveri? Meqë rritet vetë dhe meqë qeveria, sipas teje, qenka vetëm për keq ne e lëmë fare pa qeveri dhe të rritet vetë pa të keq? Jo more jo, nuk rritet vetë sepse mund të rritej nga ’92- ’97, mund të rritej edhe nga 2005- 2013 por u rrit në mënyrë të deformuar dhe shkoi në buzë të greminës dhe lavdi zotit dhe popullit shqiptar që në 2013 ndërroi rrugën e qeverisë sepse do kishim përfunduar prapë si në kohën e piramidave. Nuk rritet vetë, jo. E pe Tiranën kur e mori ai shoku im, 4 vjet u rrit? Nuk rritet vetë jo.

Ju përshëndes!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat