back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizDua Lipa shijon mbrëmjen e së premtes në një takim romantik me...

Dua Lipa shijon mbrëmjen e së premtes në një takim romantik me të fejuarin Callum Turner në New York

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është dukur më se tërheqëse me një fustan të shkurtër lëkure ngjyrë të zezë, teksa doli në një takim romantik me të fejuarin e saj Callum Turner në New York, të premten në mbrëmje.

Artistja 29-vjeçare dhe aktori 34-vjeçar janë parë të buzëqeshur dhe të lumtur teksa dilnin nga restoranti luksoz “Hogsalt”, duke mbajtur një qese me ushqim, pasi kishin marrë nga restoranti pjesën e mbetur me vete, shkruan DailyMail.

Për këtë dalje, Dua kishte zgjedhur një fustan të shkurtër dhe zinxhir, i cili i theksonte linjat elegante të trupit. Ajo i kishte kombinuar veshjen me çizme të zeza lëkure deri në gju me take të larta, që i shtonin edhe më shumë hijeshi figurës së saj.

Dukjen e kishte përmbyllur me një çantë të vogël të zezë dhe flokët e zinj i kishte kapur lart në një topuz të lëmuar.

Ndërkohë, Callum kishte zgjedhur një pamje më të çlirët, me një këmishë të bardhë me vija, të cilën e kishte lënë hapur mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë. Ai kishte shtuar pak ngjyrë me pantallona të gjelbërta të stilit “combat” dhe atlete të bardha.

Pas darkës, çifti u panë duke qeshur me njëri-tjetrin teksa hipnin në pjesën e pasme të një SUV-i të zi.

Dua dhe Callum u përfolën për herë të parë si çift në janar të vitit 2024 dhe thuhet se janë fejuar në fund të atij viti. Megjithatë, vetëm kohët e fundit ata kanë filluar të shfaqen publikisht së bashku, pasi më parë rrallë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat